Festa Kombëtare e Francës, Nishani uron Hollande

Festa Kombëtare e Francës, Nishani uron Hollande

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me rastin e Festës Kombëtare, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës Franceze, François Hollandë. “Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Franceze, kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell juve dhe popullit mik francez, urimet më të

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me rastin e Festës Kombëtare, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës Franceze, François Hollandë.

“Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Franceze, kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell juve dhe popullit mik francez, urimet më të mira dhe më të përzemërta! Më lejoni, Shkëlqesi, të nënvizoj me këtë rast se ne vlerësojmë veçanërisht marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit me Francën dhe jemi të angazhuar për zhvillimin e zgjerimin e tyre të mëtejshëm në planin dy dhe shumëpalësh, në fusha me interes reciprok për dy vendet tona dhe në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë” përfundon Nishani.

Presidenti Nishani vlerëson marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit me Francën si dhe në  zgjerimin e tyre të mëtejshëm në planin dy dhe shumëpalësh, në fusha me interes reciprok për dy vendet tona dhe në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar