Festat, Bashkia e Tiranës 3 mijë dhurata për fëmijët e ҫerdheve

0

Bashkia e Tiranës ka shpërndarë dhurata për fëmijët  në ҫerdhet e kryeqytetit. Në bashkëpunim me donatorë  të  fondacionit zviceran SFI dhe UNICEF, bashkia ka mundësuar 3 mijë dhurata për fëmijët e ҫerdheve në Tiranë, me shpresën se do të sjellin më shumë hare dhe gëzim tek këta fëmijë të vegjël.

Dhuratat e para janë shpërndarë për fëmijët e ҫerdhes “Zërat e jetës”, në njësinë nr.11 nga kryebashkiaku Basha, i cili falenderoi donatorët që kanë bashkëpunuar me bashkinë e Tiranës dhe uroi të gjithë vogëlushët e ҫerdheve, kopshteve dhe shkollave të Tiranës dhe prindërit e tyre për një fundvit sa më të gëzueshëm.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here