Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Fenomeni i kamerave të  sigurisë

Fenomeni i kamerave të sigurisë

0 Komentet 🕔19.03.2014 - 15:30

“Siguri” një fjalë që duket se nuk siguron më mbrojtje. Çdo kush do të dëshironte të ndihej i mbrojtur dhe i sigurtë në mjedisin ku jetojmë dhe punojmë. Fjala “siguri” sa vjen dhe bëhet më e “pasigurtë”. Secili prej nesh mundohet të krijojë një mbrojtje edhe pse në ditët e sotme duket disi e vështirë pasi “grabitësit” po përhapen me “tepricë” dhe ndihemi të kërcënuar nga një sëmundje e cila po përhapet me shpejtësi.

Po ju a ndiheni të kërcënuar? Biznesi juaj a ndihet i tillë? A e ke sigurinë që fëmija juaj të luajë në parkun e vogël përballë shtëpisë? Aspak!

Sipas studimit të bërë, dola në përfundimin se shumica e dyqaneve janë të pajisura me kamera sigurie, edhe pse shumica e shitësve reufzon t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me sigurinë e biznesit dhe japin përgjigje të tilla si:- “Pronari ka thënë të mos përgjigjemi” ose “Ne nuk dimë gjë, jemi thjesht shitës”.

Në bazë të një anketimi të bërë në rrugën “ Bulevardi Zogu i Parë”  u pyetën 10 biznese të ndryshme ndër tyre super markete, argjendari, farmaci, dyqane lulesh, agjensi udhëtimi etj. Kryesisht në pyetje u morrën shitësit dhe pronarët e këtyre bizneseve. Zgjodha bisnese të ndryshme për të identifikuar se cila është pajisur më shumë me kamera sigurie për të mos qënë viktimë e vjedhjes. Në 10 dyqane 6 prej tyre kishin kamera sigurie. 4 prej tyre u shprehën se nuk ishin të nevojshme pasi nuk shisnin produkte me vlerë të madhe.

unnamed (1) unnamed

 

Të jesh i/e vëzhguar nga kamerat nuk do të thotë të jesh i/e famshme, të jesh VIP, por edhe student e kalimtarë të rastit janë të vëzhguar nga kamerat. “Nuk është e nevojshme vendosja e kamerave në dyqanin tonë. Kemi kamerat që ka vendosur shteti”- shprehet një punonjëse në një nga agjensitë e udhëtimit në rrugën “Bulevardi Zogu i Parë.

unnamed (2)

(Kamer sigurie e vendosur nga shteti në  rrugë n “Bulevardi Zogu i Parë )

Shumica e bisneseve janë të pajisura me dy ose më shumë kamera sigurie, të vendosura këto të fundit  në pozicione të ndryshme për të vëzhguar dyqanin nga çdo kënd  për një nivel sa më të lartë të sigurisë. Disa të paraqitura në një monitor ku tregon çdo pjesë brenda dhe jashtë dyqanit e disa të tjera  kanë një dhomë të caktuar ku regjistrohet gjithçka cfarë ndodh.

unnamed (4)unnamed (3)

 

E jo vetëm në dyqane të ndryshme por edhe pallate shumë katëshe e konvikte janë të pajisura nga kamerat e sigurisë.

unnamed (6) unnamed (5)unnamed (7) unnamed (8)

Pamje e kamerave të  sigurisë  nga një  konvikt

 

Tiranë, një në pesë dyqane vidhen, një anketim i trajtuar nga Ilda Shytaj dhe Luis Bekteshi. Ata kanë paraqitur një panoramë të bizneseve të ndryshme si mini-markete, dyqane lulesh, veshjesh, fruta-perime, këmbim valuator, filiale të operatorëve telefonikë, dyqane platform televizive etj. Ky anketim është bërë për të parë se cila prej tyre është viktimë e vjedhjes. Përsa i përket përgjigjeve të marra nga shitës të punësuar, pronarë apo administratorë përgjigjet ishin të njëjta: “Shefi/ja ka thënë të mos përgjigjemi”, ose “Ne nuk dimë asgjë” ose “Mos na pyet ne”.

“ I kërkuam pronarit të një biznesi të vogël të plotësonte anketën e në ato momente erdhi një punonjës i policisë, i cili hyri furishëm dhe filloi duke i bërë pyëtje dhe duke i kontrrolluar dokumentet e biznesit. Pasi polici u largua, pronari hezitoi të plotësonte anketën dhe na kërkoi me mirësjellje që të largoheshim. Në momentet e para ai ishte i gatshëm që të ndante informacionin dhe nuk e kishte problem që të plotësonte anketën. Pasi u paraqit oficeri i policisë, sjellja e pronarit ndryshoi dhe ai nuk kërkonte të jepte më informacione. Fatkeqësisht kjo tregoi një realitet të hidhur, ku njerëzit kanë frikë të prononcohen për mediat, nga frika se organet shtetërore mund t’i shkaktojnë  probleme të ndryshme”- shprehet grupi i anketimit.

Ky grup anketimi zgjodhi disa rrugë të Tiranës dhe doli se midis rrugëve si “Don Bosko”, “Lord Bajroni”, “Perto Nini Luarasi”, pjesa e tregut elektrik, si dhe në rrugën “Ibrahim Rugova”, nga kompleksi “Taiwan” deri tek Libri Universitar, rruga “Ibrahim Rugova” veçohet si një nga rrugët  që ka sistemin më të lartë të sigurisë. Gjithsesi edhe pse me një system  sigurie të lartë, sipas anketimit të bërë vihej re që këto biznese janë të rrezikuara dhe kryesisht ka pasur vjedhje me dëme materiale ose monetare. “Por kjo nuk do të thotë që bizneset nuk duhet të kenë sisteme sigurie. Sitemet e sigurisë janë diçka e nevojshme për ruajtjen e biznesit, pasi kur një biznes nuk ka një sistem sigurie, ai është më i ekspozuar për të qënë pre e vjedhjeve. Pra, hapi i parë për të pasur një biznes më të sigurtë është vendosja e sistemit të sigurisë, në mënyrë që çdo gjë të jetë e monitoruar”- thonë Ilda Shytaj dhe Luis Bekteshi.

unnamed (9)

 

Kamera sigurie të  vendosura brenda supermarketit

unnamed (10)

 

Kamera sigurie të  vendosura në  dalje të  super marketit

Një vjedhje tjetër

Një ngjarje e ndodhur javën e kaluar në rrugën “Bardhyl” bëri që shumë nga kalimtarët të mbeteshin të shokuar dhe të tronditur. Një djalë, identifikimi i të cilit akoma nuk bëhet i ditur, hyn me dhunë në një prej dyqaneve në këtë rrugë dhe dhunon fizikisht shitësen për ta grabitur.

“U tmerruam! Menduam se do ta vriste, pasi ai e tërhiqte zvarrë dhe e gjuante në kokë me grushta. Ai njeri nuk kishte mëshirë, vazhdonte ta godiste ndërkohë që vajza bërtiste me të madhe për ndihmë dhe askush nuk merrte guxumin t’i afrohej për ta ndihmuar. Policia nuk dukej. Më pas ai vrapoi midis pallateve”- u shpreh një kalimtare e rastit.

 

Momenti kur “babagjyshët” kryejnë vjedhje në qendrën tregëtare

Ndërkohë që filmat nuk qëndrojnë vetëm të tillë por vihen në aksion nga një grup grabitësish “profesionistë”. Askujt nuk i shkonte në mendje që një film i Ben Affleck do të “luhej” edhe në Shqipëri.

Katër persona të veshur si babagjyshi i Vitit të Ri hyjnë në qendrën tregëtare TEG dhe vjedhin një argjendari. Gjithçka ndodhi me një shpejtësi të madhe. Persona të  cilët nuk janë identifikuar ende hynë në qendrën tregëtare TEG dhe me një armë kanë kërcenuar shitesen e argjendarisë.

Sipas ekspertëve të policisë, autorët kanë marrë një sasi të  konsiderueshme bizhuterish dhe janë larguar me një tip Benz. Pak minuta më vonë autorët e kanë braktisur mjetin dhe i vunë zjarrin.

unnamed (11) unnamed (12)

Shpresojmë  që  ngjarje të  tilla të  mos përsëriten më  kaq shpesh dhe siguria në  vend të  jetë  në  nivele të  larta.

“Në vendin ku ndodhi grabitja grupi i posaçëm po kryen të gjithë veprimet proceduriale, si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e automjetit të djegur, duke mbledhur dhe administruar provat e sekuestruara”, theksoi policia.

/Izabela Zavalani/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E mërkurë E enjte
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on December 12, 2017
Mostly Cloudy
17°/10°
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on December 13, 2017
Chance of Shiu!
18°/8°
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on December 14, 2017
Chance of Shiu!
14°/8°
Sot E mërkurë E enjte
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 12, 2017
Pjesërisht vranët
17°/4°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on December 13, 2017
Shiu!
6°/1°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on December 14, 2017
Mostly Cloudy
11°/8°
Sot E mërkurë E enjte
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 12, 2017
Pjesërisht vranët
12°/1°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 13, 2017
Pjesërisht vranët
12°/2°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on December 14, 2017
Pjesërisht vranët
12°/0°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr