Femrat kanë më pak mundësi punësimi me kalimin e moshës

Femrat kanë më pak mundësi punësimi me kalimin e moshës

Femrat  në  Shqipëri kanë më pak mundësi punësimi me kalimin e moshës, si ato të arsimuara, ashtu edhe ato të paarsimuara. Ky është konstatim  që vjen nga zyrat  e punësimit, ku thuhet  se numri i grave që rezultojnë të papuna i përket moshës madhore. Të dhënat tregojnë se meshkujt janë më të arsimuar në fushën

Femrat  në  Shqipëri kanë më pak mundësi punësimi me kalimin e moshës, si ato të arsimuara, ashtu edhe ato të paarsimuara. Ky është konstatim  që vjen nga zyrat  e punësimit, ku thuhet  se numri i grave që rezultojnë të papuna i përket moshës madhore.

Të dhënat tregojnë se meshkujt janë më të arsimuar në fushën e teknologjisë apo njohurive të gjuhëve të huaja. Në të shumtën e  rasteve janë meshkujt në pozicione drejtuese dhe me pagesa  më të larta krahasuar me femrat.

Vihet re ndër të tjera se numri  më i madh i femrave që kërkohen të punësohen kanë arsim 9- vjeçar, janë ekzaktësisht 4 159 femra.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Punësimit në Tiranë, gjatë muajit mars kanë arritur  të punësohen 1 976 të regjistruar më parë në zyrat e punësimit. Ajo që vihet re në kë këto statistika është fakti se janë punësuar 73 persona të cilët kanë  kryer studimet e larta.

/Juljana Xhakolli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar