Fëmijët në Hollandë fillojnë shkollën në moshën 2.5 vjeçare

Fëmijët në Hollandë fillojnë shkollën në moshën 2.5 vjeçare

Kjo ide është planifikuar për një kohë të gjatë nga hollandezët, të cilët kanë menduar t’i futin fëmijët e tyre në arsimin shkollor që në moshën 2.5- vjeçare. Ky projekt ka për qëllim të eliminojë problemin e origjinës së gjuhës së huaj, veçanërisht për fëmijët. Sipas BBC Turke, Amsterdami pasqyron 10 shkolla, të cilat janë

Kjo ide është planifikuar për një kohë të gjatë nga hollandezët, të cilët kanë menduar t’i futin fëmijët e tyre në arsimin shkollor që në moshën 2.5- vjeçare. Ky projekt ka për qëllim të eliminojë problemin e origjinës së gjuhës së huaj, veçanërisht për fëmijët.

Sipas BBC Turke, Amsterdami pasqyron 10 shkolla, të cilat janë identifikuar për t’u bërë pilotë që në moshë të vogël. Projekti i ri për fëmijët e moshës 1-4 vjeç kujdeset për të aktivizuar fëmijët me anën e një grupi lojrash.

4 ditë në javë fëmijët do të trajnohen sipas fazave, një prej tyre është edhe ‘Gatishmëria për në shkollë’.

Për fëmijët nën moshën 4-vjeçare do të hapen çerdhe kundrejt një pagese. Megjithatë nga ky projekt do të përfitojnë falas kujdesin dhe argëtimin e fëmijëve.

Të gjithë prindërit janë duke pritur e shumë familje të tjera pyesin e kërkojnë të marrin informacione për të aplikuar në lidhje me fëmijët e tyre.

Drejtuesit e këtij e këtij projekti pohojnë se çerdhet që po hapen janë duke u shpërfilluar nga nënat e këtyre fëmijëve pasi nuk kanë besim të plotë tek ata.

‘’Kthimi i gjuhës së fëmijëve 1-4 vjeç’’

Një raport gjithëpërfshirës është përgatitur nga inspektorët e edukimit të fëmijëve nga 1-4 vjeç në Hollandë, se si t’u përshtatemi gjuhës së fëmijëve.

Inspektorët kanë paralajmëruar fëmijët per ‘’Përmirësimin e cilësisë së arsimit’. Në këtë projekt ata janë përgjegjës për trajnimin e gjuhës e sidomos do të përqëndrohen së tepërmi nëse fëmijët‘’dështojnë për të përmbushur detyrimet e tyre’’.

Aktualisht mosha e arsimimit në Hollandë fillon nga 4 vjeç.

/Izabela Zavalani/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar