Fëmijët jetimë të harruar nga shteti dhe shoqëria

0

Fëmijët jetimë në Shqiptarë janë lënë mënjanë prej shumë kohësh nga ana e shtetit, i cili e ka për detyrë të kujdeset në mënyrë specifike për këtë kategori. Ligji për “Statusin e Jetimit” nuk është amenduar asnjëherë, duke e lënë kuotën për jetesën e një jetimi vetëm 28 dollarë në muaj, njëlloj si në fillim të tranzicionit, kur kostoja aktuale minimale e një individi në Shqipëri është 400 dollarë në muaj.

Shumë  fëmijë  e marrin statusin e jetimit si pasojë  e humbjes të ndonjë prindi, ose në  rastit më të keq kur i humbasin të  dy prindërit. Janë afro 600 fëmijë jetimë të policëve të rënë në detyrë, të cilët nuk e kanë ndjerë realisht dorën e ngrohtë të shtetit, si një obligim moral dhe shenjë respekti edhe për 350 baballarët e tyre, dëshmorë të atdheut, që dhanë jetën në këtë tranzicion të dhimbshëm në mbrojtje të rendit e qetësisë, lirisë dhe vlerave të saj.

Janë 1 050 fëmijë të tjerë jetimë nga komuniteti rom që mbeten përditë në sytë e gjithë shoqërisë, që shihen me përbuzje e përçmim tek lypin buzë rrugëve të qyteteve kryesore të vendit. Shteti duhet të bëjë më shumë  për këta fëmijë, duke ju mundësuar shkollimin e duhur që nesër ata të  jenë  të  gatshëm për t’i shërbyer shoqërisë.

20 Maji njihet ndryshe si dita e fëmijëve jetimë, por vitet e fundit kjo është  kthyer në  formën e festës dhe ku fëmijëve i dhurohet diçka, por më  shumë  se dhurata Institucioni Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë kërkon mbështetje nga qeveria për të përmirësuar dhe ndihmuar gjendjen ku ndodhen këta jetimë.

Nëpër media është folur shumë, por nisma nuk janë marrë, duke i vënë  këta fëmijë në mëshirë të fatit. Çdo ditë nëpër rrugë të Tiranës dhe jo vetëm, ne shohim  fëmijë që kërkojnë  lëmoshë  nga kalimtarët. Në rastin konkret i mbetet Qeverisë dhe shoqërisë në përgjithësi për të ndihmuar integrimin sa më normal të këtyre fëmijëve.

/Redjon Shtylla/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here