Fëmijë pa fëmijëri

“A ke pas rrugë sot ? Trafik i madh qenka o burrë. Hajde, hajde rruga e elbasanit, për te vilat motra ?”  Këto janë fjalët e përditshme të vogëlushit Mario, të cilat shprehin thellësisht të mos qënit fëmijë si fëmijët e tjerë. Në një bisedë të shkurtër me të, ai shprehet se i pëlqen aktiviteti i tij ditor, xhirot nëpër autobusa, roli i fatorinos etj. “Kështu kam edhe shokë, bëj gallatë me shoferët  e aty këtu edhe ndonjë të qerasur. Ka më mirë se kaq?”, shprehet ai. Po përpos kësaj, Mario është fëmijë i ëmbël, çamarrok,  i bërë pis nga koka te këmbët e me këpucë të grisura vrapon nëpër Tiranë dhe  shijon “fëmijërinë”. Më shumë habi sesa sjellja e Marios përbën qëndrimi indiferent e i pamenduar ndaj nevojave të një fëmije. “Hë mo lali, nga ishe sot, sna dole fare ktej. Dobët sot dobët”, shprehet shoferi i një autobusi. Me këtë frym edukohet Mario çdo ditë. Nëse për moshatarët dy ditë nuk janë njësoj, për Marion nuk përbëjnë as edhe një ndryshim. Kopshti, edukatorja, këndi i lojrave janë tepër të huaja për të. Tirana nuk ka një, po shumë Mario. Fëmijë pa fëmijëri, Mario të cilët edukohen me morale politike dhe mbajnë në supet e tyre të njomë përgjegjsitë e një të rrituri. E në fund ne që përpiqemi gjithmonë të gjejmë fajtorin, kujt do t’ia lemë fajin këtë radhë? /Rabihana Halili/  ]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar