Fatos Nano thyen armëpushimin me Edi Ramën

0

Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, shprehet i zhgënjyer me zhvillimet më të fundit lidhur me largimet e Arben Malajt dhe Kastriot Islamit nga kjo parti.

Ish-kryeministri Nano është shprehur në emisionin “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji, se ka pritur me shumë maturi që PS të bëjë detyrën opozitare me gjithë seriozitetin e duhur.

“Dhe nuk kam ndërhyrë në fushatë, jo thjeshtë për të mos dhënë ndonjë shembull të karakterit Islami, por jam i bindur që vendi ka nevojë për rotacion, por kaq nuk mjafton. Duhet ndryshim i madh në agjendën politike dhe tek përfaqësuesit. Ka një filament që nuk duhet të digjet. Largimi i profesionistëve dhe politikanëve jashtëzakonisht përfaqësues nga listat e zgjedhjeve, është një filament i djegur dhe unë këtu thyej çdo armëpushim me partinë dhe familjen socialiste të cilës i përkas. Z. Malaj është më socialist se unë, më socialist se Edvin Rama dhe Koço Kokëdhima, dhe i pavarur ose jo. Unë do të jem në krye të fushatës së z. Malaj për të mbrojtur me gjithë zjarrminë e zemrës sime socialiste vlerat dhe filamentet që mund ta çojë Shqipërinë në Evropë”, deklaroi z. Nano në emisionin “360 Gradë”.

Lideri historik i të majtëve shprehet se do angazhohet në dobi të komunitetit politik dhe beson në krijimin e një lëvizjeje që do të balancojë palët njëra me tjetrën.

/Osman Stafa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here