Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Fatos Nano: Nuk vuaj nga asnjë sindromë pushteti

Fatos Nano: Nuk vuaj nga asnjë sindromë pushteti

0 Komentet 🕔13.05.2013 - 08:29

Ish–kryetari i PS-së, Fatos Nano, gjatë një interviste për gazetën Panorama, tha se prishja e armëpushimit me veten, siç deklaron, s’ka të bëj me ndonjë interes personal për pushtet, por rikthimi i tij në politikën aktive ka të bëj me orientimin e votuesve drejt socialistëve të vërtetë në këtë parti.

“Unë kam bërë armëpushim ndoshta me vetveten. Unë nuk vuaj nga ndonjë sindromë pushteti personal, siç tregon gjithë veprimtaria ime politike jo vetëm në 8 vitet e fundit. Në 2005, pasi iu binda verdiktit të zgjedhësve, pavarësisht se vërtet shumica votoi majtas dhe pushteti kaloi djathtas, garatova një rrotacion paqësor, duke krijuar një standard që i ka munguar Shipërisë”, tha z.Nano.

Duke vijuar më tej ish – kryeministri socialist, foli dhe mbi koalicionin PS-LSI, që sipas tij, bëri që të mbetej jetime nevoja për rilindjen e Shqipërisë europiane. “…pas atij biçim pazari të dy muajve të fundit me Ilir Metën, si pasojë e të cilit kanë rënë një numër argumentash dhe thuajse i gjithë morali i “Rilindjes”, duke mbetur jetime nevoja e rilindjes së Shqipërisë europiane”, tha ai.

Gjithashtu, Fatos Nano, tha se listat përfundimtare në 2005-ën ishin të hapura për publikun dhe mbledhja përfundimtare ishte formale, ndërsa listat e mbyllura, sot, nuk kanë asnjë merak tjetër, përveçse të kontrollojnë deputetët.

“Kini parasysh që listat dhe mbledhja që miratonte listat përfundimtare të kandidatëve të PS deri në 2005-ën, ishin një produkt i njohur publik dhe mbledhja ishte formale. Pra, nuk bëhej një mbledhje që lidhej me oreksin tim personal, apo të Kryesisë dhe nuk kishte as drama si këto me pasoja që lidhen me këtë teknologji të hiles së orës së fundit. Në vend që të reflektonin për përmirësimin e sistemit, synuan përmirësimin e listave për të kontrolluar më mirë deputetët dhe prandaj u përjashtua rreth 40% e deputetëve aktualë të PD-së dhe rreth 30% të atyre të PS”, deklaroi ish-kryetari i PS.

Gjithashtu z. Nano mendon se Arben Malaj do t’i japë një përgjigje të merituar kryetarëve të listave të mbyllura të partive.

/Osman Stafa/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E shtunë E diel
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Pjesërisht vranët
16°/3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Clear
17°/9°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 26, 2017
Shiu!
17°/6°
Sot E shtunë E diel
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Pjesërisht vranët
16°/3°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Mostly Cloudy
16°/2°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 26, 2017
Shiu!
4°/-3°
Sot E shtunë E diel
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Clear
12°/-1°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Clear
12°/2°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 26, 2017
Pjesërisht vranët
12°/2°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr