Faqja e PS për ndërtimet pa leje, numri i fotove arrin në 132

Faqja e PS për ndërtimet pa leje, numri i fotove arrin në 132

Numri i qytetarëve që denoncojnë ndërtimet pa leje është rritur ndjeshëm. Dje, numri i foto-denoncimeve arriti në132 dhe vijon të shtohet nga qytetarët të cilët tregojnë përmes fotografive objektet që i konsiderojne abuzive. Denoncimet më të shumta janë në zonat bregdetare dhe në kryeqytet. Ajo çka tërheq vëmëndjen janë komentet përbri fotove: ‘’Është dhënë leje

Numri i qytetarëve që denoncojnë ndërtimet pa leje është rritur ndjeshëm. Dje, numri i foto-denoncimeve arriti në132 dhe vijon të shtohet nga qytetarët të cilët tregojnë përmes fotografive objektet që i konsiderojne abuzive.

Denoncimet më të shumta janë në zonat bregdetare dhe në kryeqytet. Ajo çka tërheq vëmëndjen janë komentet përbri fotove: ‘’Është dhënë leje ndërtimi pushtetarëve të parasë. Se logjika urbanistike nuk të lejon të tejkalosh shtrirjen dhe lartësinë. Në reklamën e fillimndërtimit thuhej pallat 7-8 kate. Më vonë u hoq reklama dhe po vete 11 kate’’.

Një foto që bie në sy është dhe pallati shumëkatësh përpara Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë. Një arsye tjetër që ka ndikuar në rritjen e numrit të fotove denoncuese është edhe sigurimi nga ana e nismëtarëve të këtij projekti për ruajtjen e anonimatit.

/Pamela Kulla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar