Flamujt shqiptarë zbukurojnë rrugët e New York-ut

0

Shqiptarët e New York-ut në shenjë nderimi për festat e fundvitit kanë vënë flamujt kombëtar nëpër dyqane, rrugë e sheshe të këtij metropolit.

Komuna Arthur Avenu ka shumë shqiptarë, të cilët kanë biznese të vogla dhe vendosja flamujve ishte iniciativë e tyre.

Dyqanet, rrugët e sheshet e këtij metropolit janw zbukuruar jo vetëm me flamuj amerikanë, por edhe me flamuj italianë dhe me flamurin tonë kombëtar.

Komuna të tjera të New York-ut si Queens, Brooklyn etj., kanë një numër relativisht të madh shqiptarësh, por zona e Arthur Avenus dhe Bronxit qëndrojnë si qendrat kulturore, politike dhe sociale të shqiptarëve.

/Sonila Qazimi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here