Fabregas dhe Levandovski i thonë po Junaited

0

Çesk Fabregas dhe Robert Levandovski kanë hapur dritën e jeshile për të kaluar këtë verë tek kampionët e Premierligës, Mançester Junaited.

Tabloidi britanik “Daily Mail” shkruan se trajneri Dejvid Mojes i pëlqen shumë dy lojtarët dhe kërkon t’i ketë në ekip që në mes të korrikut, kohë kur do të nisë turneun miqësor në Azi dhe Australi.

Të dy futbollistët kanë shprehur simpatinë e tyre për kampionatin anglez dhe sipas “Daily Mail” janë të gatshëm për të firmosur me Mançester Junaited gjatë ditëve në vijim.

/Dorjan Gjepali/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here