“Extreme makeover II- Culture clash” është shfaqja më e re e vënë në skenat Tetovës dhe Prishtinës me tre artistët nga Albania Dance Theater.
Premiera e spektaklit “Extreme makeover II – Culture clash” me koreografi të Gjergj Prevazi u mirëprit mjaft mirë nga publiku që kishin mbushur sallën e Fakultetit dramatik në Tetovë.
Shfaqja ka si subjekt problemet që lindin gjatë marrëdhënieve në çift me kombësi e kultura të ndryshme, (një vajze gjermane dhe një djalë shqiptar), si pasojë e edukimit dhe formimit të ndryshëm.
Edhe këtë herë artdashësit e pranishëm vlerësuan më shumti temën e përballjes së kulturave të ndryshme, që përbën edhe thelbin e shfaqjes teatrale të kërcimit.
Kjo shfaqje u vu në skenë në bashkëpunimin mes koreografëve dhe balerinëve të Gjergj Prevazi, pedagog në UA, Katharina Maschenka Horne (Gjermani) dhe Labinot Rexhepi (Kosovë).
Premiera e spektaklit Dansteatër “Extreme makeover II – Culture clash” ka shënuar edhe përfundimin e
Shfaqje gjatë javëve të fundit është interpretuar edhe në Korçë, Durrës dhe Tiranë.
/Sonila Qazimi/
]]>
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *