Evropa mban frymën, magjia e futbollit zbret në fushën e blertë !

Evropa mban frymën, magjia e futbollit zbret në fushën e blertë !

Mbrëmjen e sotme kanë startuar  dy nga kampionatet më prestigjoze të futbollit evropian. Liga e Parë franceze dhe Bundesliga gjermane kanë zhvilluar sot ndeshjet e para të kampionatit. Ishtë mbrëmja e kampionëve , PSG dhe Bajern Mynih  hapën sezonin futbollistik  respektivisht më përballje kundër Montepelie dhe Borusia Monçenglabah. Kampionët francezë zhgënjyen në këtë sfidë duke

Mbrëmjen e sotme kanë startuar  dy nga kampionatet më prestigjoze të futbollit evropian. Liga e Parë franceze dhe Bundesliga gjermane kanë zhvilluar sot ndeshjet e para të kampionatit.

Ishtë mbrëmja e kampionëve , PSG dhe Bajern Mynih  hapën sezonin futbollistik  respektivisht më përballje kundër Montepelie dhe Borusia Monçenglabah.

Kampionët francezë zhgënjyen në këtë sfidë duke mos arritur më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Montepelie.  Të parët shënuan vëndasit me anë të Remi Kabela në minutën e 10-të. PSG arriti të barazonte  në minutën e 60 me anë të Maksuell.

Në Gjermani , Bajern siguron 3-pikëshin e parë me një fitore bindëse 3-1 përball Borusia Monçenglabah-ut të Granit Xhakës. Golat për kampionët gjerman u shënuan nga Roben në minutën e 12, Mandzukiç në të 16 dhe Alaba trefishon në të 69 nga pika e bardhë e penalltisë. Goli I vetëm për miqtë u “dhurua” nga Dante që shënoi një autogol në minutën e 40.

Fundjava ka rezevuar ndeshje të tjera plot me emocione për  të  mos u humbur.

/BLERAND ISMAILI/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar