Eurozonë, ulje e papunësisë pas 32 muajsh

0

Vendet e eurzonës kanë shënuar rënjen e parë në nivelin e papunsisë që prej pjesës së parë të vitit 2011. Të dhënat zyrtare të publikur ditën e premte tregojnë se papunësia midis 17 vendeve që përdorin monedhën e përbashkët euro ra në 12.1% në muajin tetor.

Papunësia është më e larta në Spanjë dhe Greqi, ku 27% e popullsisë aktive mbetet e papunë, ndërsa niveli më i ulët shënohet në Austri, vetëm 5 për qind. Në vendet anëtare llogariten rreth 19 milionë njerëz të papunë.

Ndërkohë gjatë muajit të shkuar u vërtetua një rritje e lehtë në fuqinë blerëse, duke forcuar besimin se rimëkëmbja ekonomike në BE është duke u përshpejtuar.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here