Eurosong, këngëtarja serbe fyen këngëtarët shqiptarë

Eurosong, këngëtarja serbe fyen këngëtarët shqiptarë

Këngëtarja serbe Marija Sherifoviç ka fyer përfaqësuesit e Shqipërisë në “Eurosong 2013”, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko. Sherifoviç, e pranishme në konferencën për mediat ka reaguar ashpër gjatë pyetjeve që gazetarët shqiptarë i kanë drejtuar përfaqësuesve të Serbisë në “Eurosong 2013” lidhur me veshjet e tyre. “Shihni si dukeni ju” ka thënë ajo me nervozizëm

Këngëtarja serbe Marija Sherifoviç ka fyer përfaqësuesit e Shqipërisë në “Eurosong 2013”, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko.

Sherifoviç, e pranishme në konferencën për mediat ka reaguar ashpër gjatë pyetjeve që gazetarët shqiptarë i kanë drejtuar përfaqësuesve të Serbisë në “Eurosong 2013” lidhur me veshjet e tyre. “Shihni si dukeni ju” ka thënë ajo me nervozizëm pas pyetjes së gazetarëve shqiptarë se kush ua ka përgatitur kostumet.

Ky reagim i saj ka ngjallur pakënaqësi tek gazetarët shqiptarë për mënyrën e sjelljes. Asaj nuk i ka mjaftuar ofendimi i gazetarëve shqiptarë, por ka fyer edhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, duke shkruar “Pse ulëret, idiot i shpupurisur?!”, koment i cili ka është përhapur më pas në mediat serbe.

Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko konkurruan në Eurosong 2013 më këngën “Identitet” por nuk arritën të kualifikoheshin për në natën finale.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar