Europa duhet të ndërpresë ndihmat për Egjiptin

Europa duhet të ndërpresë ndihmat për Egjiptin

Editoriali i së përditshmes franceze “Le Monde”, botuar më 16 gusht 2013. Në Egjipt po ndodhin krime të përmasave të mëdha. Më 14 gusht, Kajro u kthye në një lumë gjakderdhjesh pasi  kampet e forcave të sigurisë sulmuan mbështetësit e presidentit të rrëzuar Muhamed Morsi. Bilanci i sulmeve paraqitet i rëndë, shifrat edhe pse ende

Editoriali i së përditshmes franceze “Le Monde”, botuar më 16 gusht 2013.

Në Egjipt po ndodhin krime të përmasave të mëdha. Më 14 gusht, Kajro u kthye në një lumë gjakderdhjesh pasi  kampet e forcave të sigurisë sulmuan mbështetësit e presidentit të rrëzuar Muhamed Morsi.

Bilanci i sulmeve paraqitet i rëndë, shifrat edhe pse ende të paqarta tregojnë për mbi 500 të vdekur. Përmbysja e presidentit Morsi më 3 korrik tregon qartë tashmë aktin e fshehur të ushtrisë egjiptiane:  Gjenerali El-Sisi për të çuar vendin në zgjedhje të përgjithshme ndikoi në zhvleftësimin e kushtetutës së brishtë. Demokracia, të drejtat e njeriut dhe rregullat themelore që mbrojnë të drejtën e bashkimit u hodhën tej.

Asnjë shans i keq nuk mund ta vendoste Egjiptin në zgjedhjen midis diktaturës dhe luftës së brendshme. Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, veçanërisht Bashkimi Europian dhe Amerika, paralajmëruan, madje, u përpoqën shumë që të mos lejonin realizimin e këtij skenari. Deri në momentin e fundit mund të realizohej një marrëveshje midis gjeneral El-Sisi dhe Vëllazërisë Myslimane. Megjithatë, niveli i larte i radikalizmit dhe polaritetit në të dy kahet, hapi rrugën drejt kaosit aktual.

Por çfarë duhet të bëjë Egjipti? Statuset që dënojnë ngjarjet e ndodhura së fundmi në Egjipt sa vijnë edhe shtohen në nivel ndërkombëtar. Megjithatë, vetëm me fjalë, a është e mjaftueshme? Edhe pse situata egjiptiane është e imponuar nga vetë ushtarët e saj, 1.3 bilion euro ndihmë Egjiptit nga Amerika nuk po pezullohen. Kjo ndihmë, për më shumë se 30 vjet është arsyeja e paqes midis Egjiptit dhe Izraelit. Presidenti Obama, tashmë i njohur për faktin se dëshiron të qëndrojë larg problemeve të botës arabo-myslimane kërkon të zgjedhë një mënyrë diplomatike për të dhënë përgjigjen e tij. Ai anuloi lëvizjet e përbashkëta ushtarake amerikano-egjiptiane, por nuk ndërpreu fondet.

Nëse duart e Europës nuk janë të lidhura ekziston mundësia për të lëvizur më lirshëm. Sulmet në Kajro, të cilat konsiderohen si shpresa për demokraci në botën arabe, morën një mbështetje të hapur, ndërkohë që situata aktuale kërkon një përgjigje të ashpër. Qeveritë autoritare në të kaluarën e Bashkimit Europian, në raste masakrash si Sri Lanka, Zimbabve, Bjellorusi ose Burma, impononin sanksione të ndryshme.

28 vendet pjesëtare të BE-së duhet të nxjerrin mësime nga masakra e Kajros. E thënë hapur, BE duhet të anulojë ndihmën prej 5 milion eurosh për Egjiptin. Ky akt nis procesin e negociatave dhe sanksioneve, pa kompromentuar mekanizmat e denja demokratike. Çdo gjë duket qartë, BE po e zvarrit vetë këtë punë.

Ndikimi relativ i aktorëve të jashtëm kundrejt zjarrit në Egjipt dhe pa dyshim shumë argumente të tjera tregojnë qartë perëndimorët e margjinalizuar. Sigurisht, gabimet në Egjipt nuk janë të njëanshme, ato janë të përbashkëta: periudha e presidentit Morsi nuk ishte një periudhë pa gabime, më 3 korrik, përpara rënies së qeverisë së vetme të zgjedhur  në mënyrë demokratike,  praktikat shtypëse të zbatuara, përfshirë edhe Vëllazërinë Myslimane përbejnë akte dështimi. Megjithatë, fasada e vrasjeve, mënyra e tmerrshme me të cilën gjeneral El-Sisi ka zgjedhur për të sulmuar civilët, kërkon patjetër aplikimin e sanksioneve nga ana e BE-së. Kjo është një çështje principesh.

 

Përgatiti në shqip: Jola LLOZHI

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar