Eurodeputetja, Doris Pack uron qeverinë e re

0

Në një intervistë për “Deutsche Wellen”, eurodeputetja  Doris Pack analizon procesin zgjedhor në duke dhënë edhe komentin e saj mbi qeverinë e ardhshme nën drejtimin e të majtëve. Pack vlerëson fitoren e së majtës, si një goditje për qeverisjen që ka qenë në pushtet deri më tani, duke theksuar se në ditët në vazhdim do të jenë prova e tyre për të treguar se çfarë janë në gjendje të bëjnë.

“Edhe unë pothuajse ndaj të njëjtin mendim me ata që kanë deklaruar, përfaqësuesit e OSBE-së, vëzhguesit ndërkombëtarë, apo shokët e mi si dhe shtypi lidhur me procesin zgjedhor. Ndërsa për rezultatin nuk e di a është një rezultat që mua duhet të më befasojë, pasi Shqipëria nuk më suprizon më. Sigurisht që kjo fitore e arritur nga Aleanca e Majtë është një goditje për politikanët që kanë qeverisur deri tani, por ky është një proces demokratik ku ka fituar shumica e cila tashmë i takon edhe të qeverisë për katër vitet e ardhshme.

/Rovena Dupi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here