Eurodeputeti i Syriza-s: Tsipras na krijoi iluzione

0

Pak javë pas ardhjes në pushtet, Aleksis Tsipras duket se ka krijuar pakënaqësitë e para. Kjo, duke qenë se ai nënshkroi një tjetër marrëveshje për borxhin me BE-­në.

Aleksis Tsipras ka krijuar pakënaqësitë e para brenda kampit të tij vetëm pak javë pas ardhjes në krye të Qeverisë greke.

Politikani veteran i së majtës dhe heroi i rezistencës greke në Luftën e Dytë Botërore, Manolis Glezos, 92 vjeç, tha se Syriza duhet t’i kërkojë falje grekëve për thyerjen e premtimeve. “Unë i kërkoj falje popullit grek për pjesëmarrjen në këtë iluzion”, shkroi 92­-vjeçari në blogun e tij.

Ai ka thënë se “duhet të reagojmë para se të jetë vonë”, duke i bërë thirrje forumeve dhe simpatizantëve të Syrizas që të bëjnë takime në të gjitha nivelet e përfaqësimit për të diskutuar këtë situatë dhe kushtet ku ndodhet shteti helen. Tsipras tha pas nënshkrimit të marrëveshjes së re, se ajo anulon angazhimet e qeverisë së mëparshme për shkurtimet e pagave dhe pensioneve, për shkarkimet në sektorin publik, për rritjen e TVSH-­së në ushqime, mjekësi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here