EULEX: Rigjykim për Limajn

0

Rasti “Kleçka” nuk njeh qetësi dhe pushim. Pas vendimit të gjykatës për pafajsinë e Fatmir Limajt dhe 9 bashkëluftëtarëve të tjerë, prokurori i EULEX, Mauricio Salustro ka kërkuar rigjykim të kësaj çështjeje, njofton gazeta Express në Kosovë.

Më 17 shtator Limaj bashkë më të akuzuarit e tjerë për krime lufte u shpallën të pafajshëm. Ky është vendimi i dytë për pafajsinë e tyre, pasi në maj të vitit 2012 përsëri këta të akuzuar janë shpallur të pafajshëm, po për të njëjtën çështje.

/Osman Stafa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here