“Ethyl Pyruvate” bllokon mushkonjat

0

Mushkonjat nuk jane vetem insekte sezonale por ato mbartin edhe semundje te rrezikshme, si malaria.Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se gati 630 mijë njerëz kanë vdekur nga shkaqe të lidhura me malarien në vitin 2012, kryesisht në Afrikën nën-Sahariane.

Mushkonjat përdorin të njëjtin receptor si për zbulimin e dioksidit të karbonit të frymës së njeriut dhe për erën e lëkurës, kur ato i afrohen njerëzve.

Shkencëtarët kane testuar më shumë se një milion përbërje kimike deri sa gjetën një substancë të quajtur Ethyl Pyruvate që bllokon funksionimin e receptorit të mushkonjave.

Ata kane perdorur  një elektrodë shumë të vogël në pjesën e hundës se  mushkonjës ku ndodhen neuronet e saj të nuhatjes dhe ku ndodh procesi i nuhatjes .

Me këto instrumente, shkencëtarët ishin në gjendje të zbulonin sinjalet që neuronet e mushkonjave dërgojnë në trurin e saj, kur insekti dallon aroma tërheqëse për të. Kompjuteri tregon kur tërheqja është e fortë apo e dobët.

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë thonë se besojnë se së shpejti do të jenë në gjendje të gjejnë një mënyrë për të prodhuar kimikate kundër mushkonjave më të lira dhe më të efektshme.

B.Belegu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here