Partitë politike të përfshira nga ethet politike

Partitë politike të përfshira nga ethet politike

Tiranë – Të gjitha partitë politike shqiptare janë të përfshira nga ethet e fushatës zgjedhore dhe krijimi i koalicioneve për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Koalicioni që bëri më shumë bujë është ai mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim . Por ky nuk është koalicioni i vetëm parazgjedhor. Në një komunikim të fundit

Tiranë – Të gjitha partitë politike shqiptare janë të përfshira nga ethet e fushatës zgjedhore dhe krijimi i koalicioneve për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Koalicioni që bëri më shumë bujë është ai mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim . Por ky nuk është koalicioni i vetëm parazgjedhor. Në një komunikim të fundit për mediat, z. Bamir Topi ka deklaruar se partia e udhëhequr prej tij, Fryma e Re Demokratike do të garojë e vetme në zgjedhjet parlamentare, duke këmbëngulur se kjo parti nuk do të pranojë koalicion me asnjë nga partitë e mëdha.

“Në mënyrë unanime vendosi që FRD të mos bëjë koalicion parazgjedhor, pra të konkurrojë si subjekt elektoral i vetëm në zgjedhjet e qershorit, ky vendim ishte i pritshëm dhe i paralajmëruar prej muajsh nga FRD si parti seriozë që synon reformimin e sistemit aktual politik, të cilat për interesa jo parimore kanë eliminuar vullnetin e elektoratin duke i detyruar qytetarët të zgjedhin vetëm dy alternativave gati të njëjta. Sot qytetarët kanë mundësi të zgjedhin një alternative të tretë që ofron kapacitet për qeverisje më të mirë transparente dhe evropiane”, deklaroi z. Topi në një deklaratë për shtyp.

Një tjetër lajm vjen edhe nga lideri i partisë AK, z. Kreshnik Spahiu i cili ka deklaruar se ishte i hapur të krijonte koalicion parazgjedhor me çdo parti e cila do të pranonte gjashtë kushtet e vendosura nga partia që ai drejton, përndryshe AK do të garojë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit.

Kushtet e panegociushme të cilat AK ka vendosur për pranimin e koalicionit janë të paraqitura si vijon: “Ne emër të AK i drejtohem partive që kërkojnë bashkëpunim që kërkesat e standardet të kushtëzohen nga një pakt kombëtar që të përmbajë:

1. Konfigurim të mekanizmit elektoral, në të gjithë komisionet zgjedhore, deri në KQZ.

2. Marrëveshje elektorale për hapjen e debatit për ndryshimin e sistemit elektoral në sistem kombëtar dhe të korrektuar.

3. Marrëveshje për heqjen e kufirit dhe doganave mes dy shteteve shqiptare Shqipëri dhe Kosovë.

4 Marrëveshje politike për të standardizuar demokracinë nëpërmjet kufizimit të mandateve politike.

5. Reformë Kushtetuese në sistemin e drejtësisë, duke hequr pengesat për kallëzimin e çdo zyrtari të lartë duke i dorëzuar së pari drejtësisë shtetasin Berisha.

6. Marrëveshje politike për ndarjen e 3 pushteteve”.

L. B. / Objektiv

 

meta-rama

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar