Erozioni i Evropës

Erozioni i Evropës

nga Joschka Fischer* 30 Prill 2013 / BERLIN Vetëm disa javë më parë, pjesa më e keqe e krizës financiare në Evropë, duket se përfundoi. Qëndrueshmëria financiare është duke u rikthyer. Por paraqitjet e jashtme nuk janë përherë ashtu siç duken. Një problem i vogël (të paktën në njësi matëse) si ai i Qipros, i cili

nga Joschka Fischer*

30 Prill 2013 / BERLIN

Vetëm disa javë më parë, pjesa më e keqe e krizës financiare në Evropë, duket se përfundoi. Qëndrueshmëria financiare është duke u rikthyer. Por paraqitjet e jashtme nuk janë përherë ashtu siç duken. Një problem i vogël (të paktën në njësi matëse) si ai i Qipros, i cili u kombinua me një paaftësi të pabesueshme nga ana e “TROJKËS” (Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar) ishte e mjaftueshme për të shndërruar një krizë të vogël në një krizë të stërmadhe.

Ndërsa tregjet mbetën të paprekura, kriza qipriote nxori në pah përhapjen e plotë të katastrofës politike që kriza e eurozonës kishte krijuar: Bashkimi Evropian është duke u copëtuar në bërthamën e tij. Kriza e besimit e evropianëve lidhur me Evropën është shumë më e rrezikshme sesa rreziku i përsëritur i tregut, sepse kjo krizë nuk mund të kalohet duke huazuar fonde nga Banka Qendrore Evropiane.

Rendi i vjetër politik i Evropës ishte i bazuar në konkurrencë, mosbesim, rivalitetet e pushteteve dhe lufta midis shteteve mbizotëruese. Ky rend u shemb më 8 maj 1945 dhe u zëvendësua nga një rend i cili bazohej tek besimi i ndërsjelle, solidariteti, sundimi i ligjit dhe marrëveshja. Por, me krizën e cila po godet themelet e këtij rendi, besimi po kthehet në mosbesim, solidariteti po rikthehet në urrejtjet e lashta (dhe gjithashtu urrejtja e re e krijuar midis jugut të varfër dhe veriut të pasur), dhe marrëveshjet po kthehen në detyrim. Gjermania sërish është në qendër të procesit të shpërbërjes.

Kjo është për shkak se Gjermania, deri tani ka ekonominë më të fortë në BE, ka zbatuar një strategji tjetër për tejkalimin e krizës që goditi eurozonën, një strategji e cila ka funksionuar për Gjermaninë në fillim të mijëvjeçarit, por në kushte krejtësisht të ndryshme të brendshme dhe të jashtme ekonomike. Për shtetet jugore evropiane të dëshpëruara, përzierja e platformave shtrënguese dhe reformave strukturore të Gjermanisë, po vërtetohet që janë fatale, për shkak se komponentët vendimtarë të tretë dhe të katërt—lehtësimi i borxheve dhe rritja—nuk janë plotësuar.

Është vetëm çështje kohe para se ndonjë prej vendeve të fuqishme evropiane të zgjedhë një drejtues politik, i cili nuk i pranon më masat detyruese shtrënguese të Gjermanisë. Edhe në këto momente, në periudhën e zgjedhjeve, qeveritë kombëtare pak a shumë janë duke i premtuar në mënyrë të hapur qytetarëve, se do t’i mbrojnë qytetarët e tyre nga Evropa, sepse Gjermania e ka bërë të qartë që vrazhdësia dhe reformat strukturore janë të domosdoshme për menaxhimin e krizës.

Argumenti se “dashuria e ashpër” ishte e domosdoshme në Evropën jugore, përndryshe asgjë nuk do të ndryshonte, ishte shndërruar tashmë në realitet. Me të vërtetë që dashuria ka qenë shume e ashpër, duke krijuar boshllëqe të shpejta ekonomike, papunësi masive (rreth 50% të të rinjve të papunë) dhe përkeqësimi i vazhdueshëm fiskal për shkak të rritjes së kostove të shërbimit të borxhit. Në të vërtetë të gjithë anëtarët e eurozonës janë duke përjetuar rritje të dobët ekonomike, madje edhe recesion.

Ç’kërkon Gjermania në të vërtetë? Një Evropë gjermane nuk do të ishte e mundur dhe klasës politike gjermane i mungon guximi dhe vendosmëria për të ndjekur një Gjermani evropiane. Pra, çka dëshiron Gjermania është ruajtja e bashkimit monetar dhe në këtë mënyrë ruan edhe BE-në, apo do të lejojë ngurrimin dhe mungesën e vizonit për të përshpejtuar erozionin e themeleve të Evropës?

Në këtë krizë, qëllimi bën hapa mbrapa për veprim (ose mungesa e tij). International Heral Tribune së fundmi u shpreh se: “Çfarë duhet të bëhet ka qenë e qartë prej kohësh. Çmimi i mbijetesës së bashkimit monetar dhe i projektit evropian, është krijimi i një bashkimi: bashkim bankar, bashkim fiskal dhe bashkim politik. Ata që janë kundër këtij bashkimi, i frikësohen llogaridhënies së përbashkët, shkëmbimet nga të pasurit tek të varfrit dhe humbja e sovranitetit kombëtar do të çonte në pranimin e një ri-kombetarizimi të Evropës—dhe kështu daljen e saj nga skena botërore. Nuk ka alternative—dhe sigurisht asnjë status quo—nuk do të punojë.”

Është bërë e ditur në Evropë që kriza e vazhdueshme ose do ta shkatërrojë BE, ose do ta sjellë në një bashkim politik, dhe kjo, nuk do të mund të bëhej me zgjidhje jo të solidarizuara ndaj borxhit ekzistues dhe një mutacion i borxhit të ri, pa të cilat nuk do të mundej të ruhej euro. Hapa të tilla do të çojnë në kërkesa largpamëse të pashmangshme për sovranitet. A është gati Gjermania dhe Franca për ta bërë këtë gjë?

Kriza e vërtetë e BE-së dhe e bashkimit monetar nuk është krizë financiare, aq sa është politike—ose më saktë një krizë lidershipi. Një mungesë e vizionit, kurajos dhe forcës së qëllimit është mese e dukshme në të gjitha kryeqytetet evropiane, por veçanërisht këtu në Berlin (nga ana e qeverisë dhe e opozitës njësoj).

Politikanët kombëtarë të Evropës në mënyrë të vazhdueshme kritikojnë BE për mungesën e legjitimitetit demokratik, por ata janë përgjegjës pjesërisht për këto akuza. Apo pro-evropianët janë brengosur dhe frikësuar aq shumë sa ata preferojnë t’i dorëzojnë frerët anti-evropianëve, populistëve dhe nacionalistëve? Kjo do të përbënte një tragjedi pasi kriza e tanishme është shume e thellë për tu zgjidhur me mjete teknokratike.

Gjermania është duke u përgatitur për zgjedhje lokale në të cilën—ashtu si në zgjedhjet franceze të vitit të kaluar—kriza evropiane nuk do lë ketë asnjë ndikim, ose të paktën një ndikim të vogël. Qeveria dhe opozita besojnë se do të ishte më mirë t’u tregohej e vërteta njerëzve në lidhje me pyetjen më të rëndësishme të ditë vetëm pas zgjedhjeve (dhe të ndara në doza të ndryshme).

Një përfundim i tillë do të përbënte një përqeshje të demokracisë. Por gjërat mund të ndryshojnë shumë, në qoftë se kriza në Evropë do të hidhte planet e politikanëve gjermanë në një humnerë. Nuk mund të përjashtohet mundësia e një surprize të pakëndshme; në këtë pikë, mund të jetë shpresa e vetme për Evropën.

*Joschka Fischer, Ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë, zv.kancelar nga viti 1998 deri më 2005.  Ka qenë edhe kryetar i Partisë së Gjelbërt për rreth 20 vjet.

Copyright: Project Syndicate/Institute for Human Sciences, 2013. www.project-syndicate.org

Shqipëroi për “Objektiv”: Luis Bekteshi

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar