Ermonela Jaho e Placido Domingo në Kinë, së bashku për operën “Thais”

 Sopranoja Ermonela Jaho do të ngjitet në skenën e Qendrës Kombëtare të Arteve në Pekin në rolin e Thias, personazhit kryesor të operës me të njëjtin titull. Ajo do të jetë në krah të baritonit me famë botërore Placido Domingo, që në veprën e kompozitorit francez, Jules Massenet, do të ketë rolin kryesor të murgut,

2222


 Sopranoja Ermonela Jaho do të ngjitet në skenën e Qendrës Kombëtare të Arteve në Pekin në rolin e Thias, personazhit kryesor të operës me të njëjtin titull. Ajo do të jetë në krah të baritonit me famë botërore Placido Domingo, që në veprën e kompozitorit francez, Jules Massenet, do të ketë rolin kryesor të murgut, Athanael.

Për një kohë të gjatë, ‘Thaïs’ ka qenë një ndër veprat më të njohura, por që nga mesi i shekullit të XX, ajo dalëngadalë u la në harresë. Rikthimi në skenë është bërë nga Qendra Kombëtare e Arteve e Pekinit, falë regjisorit argjentinas Hugo de Ana. Ai është gjithashtu skenografi dhe kostumografi i shfaqjes.

Vepra sjell në  skenë rrugëtimin shpirtëror të një murgu, dhe duhet shumë mjeshtëri për të arritur nivelin artistik. Pritet një realizim i suksesshëm prej tyre  nisur dhe nga  aktivitetet e saj të para ku ka ka qenë koncerti në Mantova.

Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë “S. Cecilia”, konkurset, opera e parë “Cenerentola”, nga Rossini, “L’amico Fritz” nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj.

Ka interpretuar në teatrot “Aligheri”, Ravena, “Piçolo”, Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italian RAI, Mondovisione, BBC etj.     Regjisori De Ana ka pohuar se muzika e veprës është “jashtëzakonisht e bukur, si kur përshkuan ritualet fetare dhe betejat e brendshme të karaktereve.”

Opera ‘Thaïs’ është vepra e parë e Qendrës Kombëtare të Arteve të Pekinit për kalendarin e vitit 2018 dhe do të jepet premierë në datat 2 dhe 5 shkurt.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar