ERE:Tarifat e energjisë nuk ndryshojnë për 2014

0

Enti Rregullator i Energjisë ka marrë vendimin në lidhje me tarifat e energjisë elektrike për vitin 2014.

Sipas ERE, tarifat e enrgjisë nuk do të ndryshojnë, dhe rishikimi i tyre do të bëhet pas vitit 2014. Nga tarfiat aktuale, çmimi i energjisë elektrike është 9.53 lekë/kWh.

Për konsumatorët familjarë, për bllokun e parë deri në 300 kWh, çmimi është 7.7 lekë/kWh.  Për bllokun e dytë mbi 300 kWh/orë çmimi rritet në 13.5 lekë/kWh. Për klientët në tensionin e ulët, tarifat variojnë nga 7.6 në 16.1 lekë/kWh. Për klientët të furnizuar në 35 kv, çmimet variojnë nga 8.5 në 9.75 lekë.

\Muzafere Dema\

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here