ERE, rikthehen faturat afrorfe

0

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike (ERE) ka ndërrmarrë një vendim për rrikthimin e afrofesë për të gjithë ata konsumatorë familjarë që nuk kanë sahat energjie. Një kërkesë e tilë ka ardhur nga ERE për arsye se nuk ka arritur të mbledhë të ardhurat.

Pagesa afrofe e qytetarëve nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë Shqipërinë, por do të ndryshojë sipas qyteteve.

Për Tiranën vlera e afrofesë gjatë stinës së dimrit është 600 lekë  për qytetin dhe 400 lekë për fshatin. Ndërsa për të njëjtën zonë, por për stinën e verës është përcaktur të faturohet 400 kilovat orë në qytet dhe 300 kilovat orë në fshat.

Në zonën e Tiranës vlera e faturës së bashku me TVSH shkon në 7632 lekë në stinën e dimrit, ndërsa në verë 4332 lekë pavarësisht sa energji harxhon. Ndërkohë në fshat vlera e afrofesë për dimrin është 4332 lekë, kurse për verën 2772 lekë.

Qyteti i Durrësit gjatw dimrit do të faturohet për 500 kilovat orë , ndërsa fshatrat e tij për 400 kilovat orë.

Gjatë verës, qyteti do të faturohet për 400 kilovat orë, ndërsa fshatrat për 300 kilovat orë. Fieri është një tjetër qytet i cili në dimër do të faturohet për 500 kilovat orë, ndërsa fshatrat për 350 kilovat orë. Ndërsa në verë, faturimi do të jetë për 400 kilovat orë për qytetin dhe 350 për fshatin.

Një faturë afrofe me 600 kilovat llogaritet të shkojë afro 7500 lekë të reja, (me TVSH) .

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here