Erdoğan: Të paktën tre fëmijë në familjet turke

Erdoğan: Të paktën tre fëmijë në familjet turke

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoğan u ka bërë thirrje familjeve turke që të shtojnë numrin e fëmijëve të tyre. Krahas kësaj ai shtoi se fëmijët duhet të marrin edukatë fetare dhe shoqërore. “Në qoftë se Presidenti i Rusisë e kërkon diçka të tillë, përse edhe unë të mos i porosis qytetarët e mi për diçka

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoğan u ka bërë thirrje familjeve turke që të shtojnë numrin e fëmijëve të tyre.

Krahas kësaj ai shtoi se fëmijët duhet të marrin edukatë fetare dhe shoqërore.

“Në qoftë se Presidenti i Rusisë e kërkon diçka të tillë, përse edhe unë të mos i porosis qytetarët e mi për diçka të tillë?”

Erdoğan tha se është kundër abortit dhe se politikat e planifikimit familjar janë më tepër dëmtuese se të dobishme, sidomos për shëndetin e nënave të reja.

Më tej ai e ka cilësuar abortin edhe si komplot sekret për të ngadalësuar rritjen e popullsisë në Turqi.

“Më shumë popullsi do të thotë më shumë fuqi”, përfundoi Erdoğan.

/Irida Vata/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar