Erdogan kritikon mediat sociale

Erdogan kritikon mediat sociale

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka kritikuar ashpër mediat sociale dhe u ka bërë thirrje se do mbajë një qëndrim të rreptë ndaj tyre. Kohët e fundit po po hartohet një projektligj i ri për kufizimin e këtyre mediave, për shkak të arrestimeve të shumta që po ndodhin, por nga ana tjetër numri i përdoruesve

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka kritikuar ashpër mediat sociale dhe u ka bërë thirrje se do mbajë një qëndrim të rreptë ndaj tyre.

Kohët e fundit po po hartohet një projektligj i ri për kufizimin e këtyre mediave, për shkak të arrestimeve të shumta që po ndodhin, por nga ana tjetër numri i përdoruesve po rritet gjithnjë e më shumë, raporton “Zërit të Amerikës”.

Kryeministri Erdogan u përpoq shumë që të qetësonte partisë së tij kundër trazirave civile disa javore ndaj atij që protestuesit e quajnë sundimi autoritar në rritje i kryeministrit.

Gjithashtu, ai përmendi edhe sundimit autoritar, duke thënë se trazirat popullore janë pjesë e një konspiracioni të madh ndërkombëtar, që tani përfshin edhe Brazilin.

“Loja që u luajt ndaj Brazilit kohët e fundit ishte e njëjta lojë që u luajt ndaj Turqisë. Mesazhet në tuiter (Twitter) dhe në fejsbuk (Facebook) janë të njëjta. Protestat në Turqi që prej fillimit janë shoqëruar me sjellje fare të papërshtatshme dhe me qëllime të këqija. Pjesëmarrësit vazhdimisht kanë gënjyer, janë angazhuar në manipulime dhe publikime lajmesh të rreme, kanë ndërmarrë sulme dhe kanë dëmtuar drejtësinë”, tha kryeministri.

Zoti Erdogan e vuri theksim më shumë në faktin se mediat sociale si një kërcënim shumë të madh ndaj shoqërisë dhe se ato janë një nga elementet më kyçe në komplotin ndaj qeverisë së tij.

Nga të dhënat paraprake zbulohet se qeveria turke ka konfirmuar tashmë kontrollin e rreth 5 milion mesazheve elektronike të formave të ndryshme, ndërkohë që po shqyrton projekt-ligje të reja për Internetin si dhe zgjerimin e kompetencave të agjencisë kombëtare të zbulimit.

Emma Sinclair Webb, studiuese mbi Turqinë në organizatën Human Rights Ëatch me seli në Nju Jork, njoftoi se për kontrrolin e mesazheve ekziston një bazë ligjore, por shqetësimi i saj është në abuzimet që mund të bëhen në të.

“Shprehja e mendimit në forma të ndryshme mund të kufizohet vetëm kur përbën një kërcënim të drejtpërdrejt dhe të pashmangshëm, pra këto kufizime duhen shikuar me shumë kujdes. Fatkeqësisht, ne kemi parë në Turqi për vite me radhë gjykimin e njerëzve sepse janë shprehur kundër qeverisë, diçka që nuk duhet të ndodhë”.

Yaman Akdeniz, ekspert në Universitetin Bilgi të Stambollit mbi lirinë kibernetike, thotë se inters ndaj mediave dhe rrjeteve sociale po shtohet dita ditës dhe se ekziston frika e rritjes së përdoruesve të tyre.

“Njerëzit do të varen tani tek mediat sociale sepse këto platforma nuk mund të kontrollohen nga qeveria. Nuk mund të përdorësh gaz lotsjellës apo pompa uji kundër këtyre mediave.

Nuk mendoj se qeveria turke do të jenë në gjendje të kontrollojë mediat sociale; asnjë qeveri tjetër nuk ka arritur ta bëjë këtë. Prandaj unë mendoj se autoritetet turke do të përqendrohen në identifikimin e përdoruesve të këtyre mediave dhe ndjekjen penale të tyre, duke bërë që të gjithë njerëzit të kenë frikën e autoriteteve sepse nuk e dinë nëse do të hetohen apo arrestohen. Shumë njerëz u arrestuan në qytetet Izmir dhe Adana”.

Për shkak të kontrrollit të rreptë që ka nisur ndaj rrejeteve sociale, deri më tani numërohen rreth 22 të arrestuar për shkak të mesazheve komprementuese.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar