Erdogan i kundërvihet “The Times”

0

Kryeministri turk ka kërcënuar me veprime ligjore gazetën britanike ‘’ The Times’’, pasi publikoi një letër të hapur, ku kritikonte  protestat e fundit  në Turqi dhe mënyrën se si Erdogan i trajtoi ato.

“Shtypi kërkon të hedhë baltë për të parë nëse mund t’ia dalë mbanë”, tha Erdogan në një bashkëbisedim në kanalin turk NTV.  “The Times jep me qira faqet e saj për të fituar para. Ky është dështimi i saj. Ne do të shfrytëzojmë hapësirat ligjore ndaj tyre”.

Erdogan tha se ata që kanë nënshkruar letrën, e publikuar si një publicitet në faqe të plotë, kanë “dhënë me qira mendimet e tyre” dhe nuk e kanë mbështetur me të vërtet demokracinë.

“Nëse ata besojnë me të vërtet në demokraci, ata nuk do të mund të shfaqnin këtë mungesë karakteri për të quajtur një lider të një partie, që fitoi 50% të votave popullore, një diktator”, tha kryeministri turk.

Një debat mbi një park në Stamboll shkaktoi protesta antiqeveritare muajin e kaluar ku të paktën 4 persona u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën, pasi policia u ndesh me demonstruesit. Këto të fundit e akuzuan Erdogan se po bëhej gjithnjë e më shumë një autoritar.

“The Times” nuk i është përgjigjur deri më tani deklaratave të kryeministrit Erdogan. Letra e hapur u nënshkrua nga 30 persona të njohur të botës së artit dhe kinematografisë  përfshirë edhe pianistin turk, Fazil Say.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here