Erdoani, udhëheqës i suksesshëm apo diktator?

Erdoani, udhëheqës i suksesshëm apo diktator?

Ai është ndoshta më i fuqishmi i Turqisë dhe politikani më i njohur ndër breza. Por kryeministri Rexhep Tajip Erdoan mund të jetë edhe më i polemizuari. Ai është  njeriu i cili krenohet me arritjet ekonomike dhe politike gjatë 10 viteve në detyrë, por turma të  mëdha të protestuesve ankohen se ai është kthyer në

Ai është ndoshta më i fuqishmi i Turqisë dhe politikani më i njohur ndër breza. Por kryeministri Rexhep Tajip Erdoan mund të jetë edhe më i polemizuari.

Ai është  njeriu i cili krenohet me arritjet ekonomike dhe politike gjatë 10 viteve në detyrë, por turma të  mëdha të protestuesve ankohen se ai është kthyer në një diktator.

“E vetmja gjë që ne duam është që ai të japë dorëheqjen”, tha njëri prej të pranishmëve në demonstratat anti-qeveritare në Stamboll.

“Erdoan ka qenë një pjesë e rëndësishme e suksesit ekonomik. Ai ka vizione dhe mbështetësit e tij janë të bashkuar dhe të interesuar në agjendën që ai po ndërton”,  tha Tim Ash, kreu i tregjeve në zhvillim për Bankën Standard.

Kryeministri ka ndërmarrë reforma politike që sollën Turqinë më në përputhje me Bashkimin Evropian dhe më afër Perëndimit. Sipas Erdoan dhe  partisë së tij  në pushtet, është arritur një progres i rëndësishëm në përfundimin e luftës 30 vjeçare guerile me separatistët kurdë.

Erdoan është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara dhe i Presidentit Barak Obama, gjithashtu lojtar kyç në përpjekjet për të zgjidhur krizën në Siri.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar