Eposi i Kreshnikëve, finalizohet aplikimi për në UNESCO

Eposi i Kreshnikëve, finalizohet aplikimi për në UNESCO

Prof.Dr. Zymer Neziri, kryetari i Komisionit qeveritar për dosjen e Eposit të Kreshnikëve në UNESCO i ka dorëzuar dje ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Memli Krasniqit, dosjen perfundimtare për aplikim. Gjatë dorëzimit të dosjes ai ka bërë me dije të gjithë të pranishmit për punën e bërë gjatë disa viteve për këtë aplikim.

Ministri Memli Krasniqi, gjatë fjalës së tij ka përshëndetur dhe ka përgëzuar profesor Nezirin për punën e palodhshme së bashku me antarët e tjerë të komisionit, pofesorin Shaban Sinani dhe Vasil Tolen. Ai i falenderoi për vullnetin e madh dhe kontributin e dhënë që kjo punë të rezultonte me sukses.

Ministri ndër të tjera theksoi se “Tashmë të gjitha çështjet konsiderohen të kryera, Kosova do të presë deri në anëtarësimin në UNESCO, në mënyrë që bashkë me Republikën e Shqipërisë, në pajtim  me marrëveshjen e arritur më herët për këtë çështje, të aplikohet për futjen e Eposit të Kreshnikëve nën mbrojtje të UNESCO-s, si një vlerë e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët”.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar