Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

‘’Enver Hoxha në optikë të re’’, zbulohen fakte të reja për ish-diktatorin

‘’Enver Hoxha në optikë të re’’, zbulohen fakte të reja për ish-diktatorin

0 Komentet 🕔23.07.2013 - 10:55

‘’Enver Hoxha në optikë të re’’ është biografia më e re nga dr. Vasfi Baruti për ish-diktatorin Enver Hoxha.

‘’Në përgjithësi, biografia sjell për lexuesin një Enver të panjohur për të, sjell Enverin e vërtetë’’, thotë Baruti.

Autorit, për librin “Enver Hoxha në optikë të re”, i janë dashur 7 vite kërkime. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, studiuesi rrëfen se risitë e këtij botimi kanë të bëjnë me botimin e dokumenteve të falsifikuara për diktatorin, që gjenden në Arkivin e Shtetit si edhe për zhdukjen e raportimeve që ai ka bërë nga Brukseli si diplomat.

“Megjithatë, -thotë ai – është habi e madhe si mbetën dokumente të rëndësishme apo gjurmë të tyre, që bëjnë të mundur të zbulohet Enveri i panjohur, ai i fshehuri për dekada”. Baruti deklaron se ka zbuluar edhe dosje me dokumente mbi të cilat është vënë dorë me armiqësi barbare.

“Janë të mistifikuara me teknologji të lartë, në laminator, si ato për Nexhmije Xhuglinin, që për nga sofistikimi do t’i kishin zili dhe arkivat më të mëdha e të vjetër të botës”, shprehet studiuesi.

Enver Hoxha rezulton me shtatë ditëlindje. Autori i biografisë, Vasfi Baruti, bën një përqasje të dëshmive të asaj kohe dhe të dokumentacioneve arkivore lidhur me ditën e lindjes së diktatorit. Rezulton se ai ka lindur në çdo stinë; në shkurt, në maj, 2 herë në qershor, në shtator dhe 3 herë në tetor.

Biografia ka 729 burime referuese, kryesisht arkivore dhe të verifikueshme, kurse memoriaristika e bashkëkohësve është e papërfillshme në numrin e referimeve.

 

/Elta Liksenaj/

 

 

 

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr