“Ëndrra e një nate vere” e Mendelsonit

“Ëndrra e një nate vere” e Mendelsonit

Sopranoja  Blerta Zhegu do të vijojë pjesëmarrjen e saj si soliste me veprën e Mendelsonit, “Ëndrra e një nate vere”, pas recitalit të mbajtur para disa ditësh  në skenën e Akademisë së Arteve në Tiranë. Vepra do të vijë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në muajin qershor. Sopranoja Zhegu ka një repertor mjaft

Sopranoja  Blerta Zhegu do të vijojë pjesëmarrjen e saj si soliste me veprën e Mendelsonit, “Ëndrra e një nate vere”, pas recitalit të mbajtur para disa ditësh  në skenën e Akademisë së Arteve në Tiranë.

Vepra do të vijë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në muajin qershor. Sopranoja Zhegu ka një repertor mjaft të gjerë të këtij zhanri, ku pikërisht këtë vit iu dha rasti të paraqitet me 12 melodi në koncertin recital të saj.

Ajo interpretoi pjesë kryesisht të autorëve impresionistë si Hahn, Faure, Debussy,etj. Sipas vetë sopranos, ky repertor i përshtatet shumë vokalit dhe natyrës së saj artistike.

/Najada Fosa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar