Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria janë dakord me propozimin e fundit të ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic, për emrin ‘’ Maqedonia e Epërme” ndërsa qëndrimi i Serbisë varet nga ai i Greqisë. Shqipëria mbështet çdo zgjidhje që do të arrihej mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. “Shqipëria gjithnjë e ka quajtur çështje bilaterale kontestin
Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria janë dakord me propozimin e fundit të ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic, për emrin ‘’ Maqedonia e Epërme” ndërsa qëndrimi i Serbisë varet nga ai i Greqisë.
Shqipëria mbështet çdo zgjidhje që do të arrihej mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. “Shqipëria gjithnjë e ka quajtur çështje bilaterale kontestin që kanë këto dy shtete dhe për Shqipërinë do të ishte e pranueshme çdo lloj zgjidhjeje që do të arrinin ata”, ka thënë për “Lajm” ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku.
Burime brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) pohojnë se propozimi i fundit i ndërmjetësuesit Nimic nuk është aspak kontestues për Kosovën dhe se Kosova e mbështet këtë propozim.
“Në bisedat paraprake që i kanë pas përfaqësuesit e BDI-së me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës kanë marrë përkrahje për këtë propozim. Kosova mbështet këtë propozim, pasi ai nuk paraqet asnjë kontest për të e aq më tepër kur Kosova dhe Maqedonia kanë marrëveshje për demarkacionin e kufirit”, tha i njëjti burim.
Sipas tij edhe Bullgaria e përkrah emrin “Maqedonia e Epërme” dhe e mbështet atë, ndërkaq që qëndrimi i Serbisë do të jetë i harmonizuar me qëndrimin e Greqisë për shkak të marrëdhënieve të mira miqësore tradicionale që ka me të.
Gazeta greke “Paron”shkruan se emri Maqedonia e Epërme mbështetet edhe nga SHBA-të, gjatë takimit të 8 gushtit në Uashington të presidentit të SHBA-së Barack Obama dhe kryeministrit grek Andonis Samaras. Sipas “Paron” amerikanët janë për emrin “Maqedonia e epërme”, por çështja është nëse këtë do ta pranojë Samarasi. “Nuk ka arsye të mos e pranojë”, kanë thënë burime diplomatike për gazetën të lidhura me ambasadën amerikanë në Athinë.
Propozimi i emrit “Maqedonia e Epërme” doli në muajin prill nga Metju Nimic, ndërmjetësi i OKB-së në kontestin rreth emrit mes Maqedonisë e Greqisë.
/Elta Liksenaj /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *