Emra të njohur në gjyqin e EULEX-it

Emra të njohur në gjyqin e EULEX-it

    EULEX ka publikuar sot oraret e seancave gjyqësore për javën e parë të këtij muaji. Mes tyre spikatin emrat e shumë personave të njohur të skenës politike e jetës publike në vend, të akuzuar për arsye të ndryshme. Java ka filluar me seancën gjyqësore në rastin “BIRN”, ku i akuzuar është kryetari i

 

 

EULEX ka publikuar sot oraret e seancave gjyqësore për javën e parë të këtij muaji. Mes tyre spikatin emrat e shumë personave të njohur të skenës politike e jetës publike në vend, të akuzuar për arsye të ndryshme.

Java ka filluar me seancën gjyqësore në rastin “BIRN”, ku i akuzuar është kryetari i  komunës Skënderaj, Sami Lushtaku. Lushtakun e ka paditur gazetarja Jeta Xharra për “shkelje të statusit të barabartë të banorit” dhe “kërcënim”. Ai është edhe njëri nga shtatë të paraburgosurit në “Grupin e Drenicës” që dyshohen për krime lufte.

Procesi, që është në fundin e tij, do të vazhdojë edhe të martën me 4 qershor. Po më 4 qershor, do të vazhdojë edhe procesi gjyqësor ndaj Latif Gashit, i akuzuar për krime lufte. Sipas listës së publikuar nga “Zhurnal”, e mërkura do të vazhdojë me procesin  gjyqësor ndaj Fatmir Limajt, i cili gjithashtu akuzohet për krime lufte në rastin e njohur “Kleçka”.

 

 

/ Romina Qama /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar