Eliminatoret, Zvicra i frikësohet vetëm Shqipërisë

Eliminatoret, Zvicra i frikësohet vetëm Shqipërisë

Zviceranët e shohin Shqipërinë si rivalin e tyre kryesor në garën për vendin e parë në grupin E, i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit “Brazil 2014”. Gazeta me e madhe zvicerane “Blick” shkruan se ndjekësi më i rrezikshëm për ta është Shqipëria, e cila cilësohet si e vetmja skuadër që është ende në garë për

Zviceranët e shohin Shqipërinë si rivalin e tyre kryesor në garën për vendin e parë në grupin E, i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit “Brazil 2014”. Gazeta me e madhe zvicerane “Blick” shkruan se ndjekësi më i rrezikshëm për ta është Shqipëria, e cila cilësohet si e vetmja skuadër që është ende në garë për vendin e parë në grup, duke qenë se Norvegjia është 6 pikë larg.

Gjithashtu, gazeta zvicerane shkruan edhe për ndeshjen e cila do të luhet në Tiranë, që përkon të jetë ndeshja e parafundit për ta. Ajo shihet si një sfidë jo e vogël nga helvetët, por ngushëllohen më faktin se kuqezinjtë do të luajnë tre sfida jashtë fushës së tyre dhe kjo mund t’i favorizojë zviceranët për vendin e parë.

Fitorja ndaj Qipros në minutën e fundit e ka bërë ekipin helvet të ruajë vendin e parë, duke thelluar me 4 pikë diferencën me Shqipërinë që mban vendin e dytë.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar