Elbasan, zbulohet muri antik

Elbasan, zbulohet  muri antik

Në qytetin e Elbasanit, gjatë gërmimeve për rionstruksionin e rrugës “Thoma Kalefi” është zbuluar një mur i madh në formë harku. Sipas arkeologve, rrënoja e dalë në sipërfaqe pranë sheshit të Namazgjasë së qytetit, mendohet të jetë muri i një kalaje të vjetër. Arkeologët deklaruan se objekti i zbuluar mund të jetë kulla e një

Në qytetin e Elbasanit, gjatë gërmimeve për rionstruksionin e rrugës “Thoma Kalefi” është zbuluar një mur i madh në formë harku.

Sipas arkeologve, rrënoja e dalë në sipërfaqe pranë sheshit të Namazgjasë së qytetit, mendohet të jetë muri i një kalaje të vjetër.

Arkeologët deklaruan se objekti i zbuluar mund të jetë kulla e një kështjelle ose kalaje, pasi edhe parametrat janë të njejta.

Drejtori i muzeut Etnografik të qytetit të Elbasanit, Kreshnik Belegu, u shpreh se mund të jetë një kala e vjetër që i përket periudhës paraosmane. Nga dokumentet që shkruhen thuhet se në Elbasan para pushtimit osman ka qenë një kala e tillë.

Ndërkohë, pritet që Ministria e Kulturës të marrë një vendim, i cili mundëson nisjen e gërmimeve arkeologjike për të gjithë sipërfaqen ku mendohet të gjendet muri.

/Najada Fosa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar