Ekzekutim me breshëri plumbash ndaj 27- vjeçarit në Kavajë

0

vrasja-kavaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës, ku një 27-vjeçar është ekzekutuar me breshëri plumbash.

Ka qenë ora 20:45 kur shtetasi po udhëtonte me makinën e tij në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë. Në makinë u ndodhte dhe djali i xhaxhait të viktimës, i cili është dhe dëshmitari i parë okular i ngjarjes.

Viktima Andi Peqini sipas disa burime të policisë së Kavajës, pasi ka debatuar në një pikë karburanti, është qëlluar me armë me pistoletë.

Policia dyshon tek dy personat që janë konfliktuar me viktimën, por dhe një pikë tjetër që policia po heton është qëndrimi i viktimës në Gjermani i cili mund të jetë marrë  me punë të jashtëligjshme. Viktima ka pasur precedentë të mëparshëme penale në Itali për trafikimit të drogës.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes dhe ka vendosur postoblloqe në pika të ndryshme.

/Redjon Shtylla/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here