Ekstradohet nga Italia i dënuari me 14 vite burg

Ekstradohet nga Italia i dënuari me 14 vite burg

Tiranë – Një 35-vjeçar u ekstradua nga Italia në drejtim të vendit tonë pasi ishte i dënuar nga gjykata shqiptare me 14 vite burg. Zyra Kombëtare e Interpol Tiranës ka deklaruar se shtetasi Juljan Selimi, i lindur në Fier, është ekstraduar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e rrethit të Fierit, në vitin 2009,

Tiranë – Një 35-vjeçar u ekstradua nga Italia në drejtim të vendit tonë pasi ishte i dënuar nga gjykata shqiptare me 14 vite burg. Zyra Kombëtare e Interpol Tiranës ka deklaruar se shtetasi Juljan Selimi, i lindur në Fier, është ekstraduar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e rrethit të Fierit, në vitin 2009, e ka dënuar këtë shtetas me 14 vite burg, pasi kishte kryer veprën penale “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim. Ndërsa në vitin 2006, në bashkëpunim me persona të tjerë kanë vjedhur automjetin dhe sendet personale të shtetasit me iniciale R.O.

Bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Interpol Roma, bënë të mundur arrestimin e shtetasit Juljan Selimi, dhe ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

/Amela Shehi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar