Ekstradimi, sfidë për drejtësinë e Kosovës

0

Rasti mbi ekstradimin e  dy të dyshuarve për procesin “Monstra” është sfidë për drejtësinë kosovare. Kjo ka qenë deklarata e deputetit të VMRO-DPMNE- së, Antonio Milloshoski.

“Maqedonia po vijon të kërkojë ekstradimin e të dyshuarve Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq ndërsa Kosova po refuzon me ngulm miratimin e kërkesës maqedonase,- ka shkruar Milloshoski në rrjetin e tij social Tëitter,- ky rast sfidon sundimin e së drejtës në Prishtinë”

Një ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka mohuar të ketë thënë se dy të dyshuarit kanë edhe shtetësi kosovare, dhe ka bërë të ditur se ekstradimi është në kompetencë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

/Romina Qama/

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here