Rasti mbi ekstradimin e dy të dyshuarve për procesin “Monstra” është sfidë për drejtësinë kosovare. Kjo ka qenë deklarata e deputetit të VMRO-DPMNE- së, Antonio Milloshoski. “Maqedonia po vijon të kërkojë ekstradimin e të dyshuarve Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq ndërsa Kosova po refuzon me ngulm miratimin e kërkesës maqedonase”, ka shkruar Milloshoski në rrjetin
Rasti mbi ekstradimin e dy të dyshuarve për procesin “Monstra” është sfidë për drejtësinë kosovare. Kjo ka qenë deklarata e deputetit të VMRO-DPMNE- së, Antonio Milloshoski.
“Maqedonia po vijon të kërkojë ekstradimin e të dyshuarve Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq ndërsa Kosova po refuzon me ngulm miratimin e kërkesës maqedonase”, ka shkruar Milloshoski në rrjetin e tij social Twitter, duke shtuar se ky rast sfidon sundimin e së drejtës në Prishtinë.
Një ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka mohuar të ketë thënë se dy të dyshuarit kanë edhe shtetësi kosovare, dhe ka bërë të ditur se ekstradimi është në kompetencë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *