Eksporti i produkteve bujqësore gjithnjë në rritje

Eksporti i produkteve bujqësore gjithnjë në rritje

Eksporti i produkteve bujqësore shqiptare po rritet. Kështu tregojnë të dhënat nga Ministria e Bujqësisë. Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti eksportet e fruta-perimeve janë rritur me 55% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke shkuar nga 18 mijë ton në 28 mijë ton. Cilësia e produkteve dhe çmimet konkurruese

Eksporti i produkteve bujqësore shqiptare po rritet. Kështu tregojnë të dhënat nga Ministria e Bujqësisë.

Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti eksportet e fruta-perimeve janë rritur me 55% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke shkuar nga 18 mijë ton në 28 mijë ton.

Cilësia e produkteve dhe çmimet konkurruese mendohet të jenë shkaqet kryesore që produktet bujqësore shqiptare kërkohen në tregjet e huaja.

Njëherazi kanë shënuar ulje me 5% edhe importet në këtë fushë. ndërsa produktet blegtorale dhe agro-ushqimore të importuara kanë rënë me 16 dhe 8%.

Ekspertët mendojnë se, për një sukses të vazhdueshëm në këtë fushë, nevojiten politika mbështetëse në infrastrukturë, kryesisht në vaditje dhe në stadardizimin e tregjeve.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar