Eksploziv banesës së kreut të PD-së në Pogradec

0

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi gjatë orëve të natës së kaluar në shtëpinë e kreut të Partisë Demokratike në qytetin e Pogradecit, Luan Lipo.

Një granatë u hodh në katin e parë të banesës së Lipos, e cila gjendet në lagjen Numër 5 të Pogradecit. Në momentin e shpërthimit të gjithë anëtarët e familjes ndodheshin në shtëpi, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është lënduar.

Policia bën me dije se granata ishte vendosur poshtë derës së shtëpisë. Deri më tani janë shoqëruar 20 persona, por në hetime po hasen vështirësi, pasi në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gjurmë e autorëve.

Pista e parë e hetimit lidhet me detyrën që ushtron z. Luan Lipo, i cili më parë ka mbajtur edhe postin e nënprefektit të Pogradecit.

 /Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here