Ekspertët shqiptarë nuk ndajnë të njëjtin mendim për përfshirjen e Fondin Monetar Ndërkombëtar në ekonominë shqiptare. Eksperti i njohur i ekonomisë dhe njëkohësisht president në UET, Ardian Civici deklaron se Shqipëria nuk është në situatën e rikthimit të marrëdhënieve me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Sipas tij vendi ynë ka aftësi të mirë paguese për boxhin
Ekspertët shqiptarë nuk ndajnë të njëjtin mendim për përfshirjen e Fondin Monetar Ndërkombëtar në ekonominë shqiptare.
Eksperti i njohur i ekonomisë dhe njëkohësisht president në UET, Ardian Civici deklaron se Shqipëria nuk është në situatën e rikthimit të marrëdhënieve me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Sipas tij vendi ynë ka aftësi të mirë paguese për boxhin dhe nuk ka një deficit të rrezikshëm.
Ndërsa, Zef Preçi, një tjetër ekspert i njohur kërkon të kundërtën dhe deklaron se kthimi i FMN-së është i nevojshëm pasi vendi ka mundësi edhe të përfitoj.
Ndërkaq, nëse qeveria e re cila pritet të vij në pushtet në shtator pranon rikthimin e marrëdhënieve me FMN atëherë disa prej premtimeve për ulje taksash pritet që të mos mbahen pasi ky institucion ka sygjeruar rritje taksash.
Ndërkohë FMN-ja ka një rol këshillues për Shqipërinë.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *