Ekspertët e “Europa Nostra” vizitojnë Amfiteatrin e Durrësit

Ekspertët e “Europa Nostra” vizitojnë Amfiteatrin e Durrësit

Ekspertë të trashgimisë nga “Europa

Nostra” në bashkpunim me përfaqësues të Bankës së Këshillit të Europës për Zhvillim do të zhvillojnë sot një takim në Amfiteatrin e Durrësit për të parë gjendjen dhe mundësitë reale për investimnë këtë sektor.

Në axhendë janë parashikuar diskutime me grupe të ndryshëm ekspertësh, si dhe takime me ministren e Kulturës, kryetarin e bashkisë së Durrësit dhe drejtuesit e institucioneve përgjegjëse

Raporti i grupit të ekspertëve europianë është mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e këtij monumenti, ndërsa vendimi përfundimtar për të mbështetur financiarisht do të merret në 5 dhjetor të këtij viti në Konferencën Europiane për Politikën e Trashëgimisë, që do të mbahet në Bruksel.

Amfiteatri i Durrësit bën pjesë në programin “7 Më të Rrezikuarit” e trashëgimisë kulturore europiane. Programi “7 Më të Rrezikuarit” u lançua në janar 2013, duke përfshirë dhe amfiteatrin e Durrësit.

/Sonila Qazimi/

]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar