Ekspertët austriakë: Më shumë se 90 HEC-e, rrezik ekologjik

Ekspertët austriakë: Më shumë se 90 HEC-e, rrezik ekologjik

Shqipëria mund të kthehet në “superfuqi” rajonale energjitike, por kjo patjetër, ka koston e saj. Një studim i fundit i zhvilluar nga eksperti austriak Ulrih Zhvarc lidhur me lumenjtë e Ballkanit, mbi statusin e tyre hidromorfologjik dhe projektet e hidrocentraleve, zbulon disa të dhëna jo aq entuziaste për Shqipërinë. Ky studim është zhvilluar gjatë vitit


Shqipëria mund të kthehet në “superfuqi” rajonale energjitike, por kjo patjetër, ka koston e saj.
Një studim i fundit i zhvilluar nga eksperti austriak Ulrih Zhvarc lidhur me lumenjtë e Ballkanit, mbi statusin e tyre hidromorfologjik dhe projektet e hidrocentraleve, zbulon disa të dhëna jo aq entuziaste për Shqipërinë. Ky studim është zhvilluar gjatë vitit të kaluar dhe është mbështetur nga BE dhe fondacione të ndryshme që synojnë mbrojtjen e natyrës.

Ndër të tjera ky raport përmban:

Rreziku i riverës

Sipas ekspertit austriak, deformimi i rrjedhjes së lirë të lumenjve nga ndërtimin e shumë hidrocentraleve në një kaskadë do të sjellë pasoja shumë të rënda për Shqipërinë.
Riviera jonë rrezikon të pësojë ndryshime që nuk janë aspak në favorin tonë, aq më tepër kur një ndër prioritet kryesore është turizmi. Në raport thuhet: “Reduktimi i transportit të sedimenteve shkakton erozion bregdetar si në rastin përgjatë Rivierës së Shqipërisë”. Ndonëse ky është një rrezik i lartë për vendin tonë, akoma kemi edhe 60%  të lumenjve të pacënuar nga projektet e HEC-eve, kjo sipas po këtij raporti.


Rreziku ekologjik

Sipas këtij raporti 90 HEC-et që mendohet të ndërtohen, paraqesin një rrezik të lartë ekologjik për vendin tonë. Raporti i zyrës austriake të Shvarcit vlerëson se fragmentarizimi me shumë diga hidrocentralesh sjell degradimin e sistemit të lumit. “Fragmentarizimi i lumenjve me diga çon drejt degradimit afatgjatë të sistemit të lumit dhe kjo është veçanërisht e dëmshme. Për aq kohë sa më shumë hidrocentrale do të ndërtohen në zona me vlera ekologjike të larta, dëmi i pritshëm për ekosistemin e lumit është veçanërisht i lartë. ‘’Ky kërcënim duket të jetë më i larti në Shqipëri dhe Mal të Zi” thuhet në këtë raport. Nga ana tjetër raporti këshillon të gjithë vendet e Ballkanit që të kenë kujdes në planifikimin e HEC-eve pasi rrezikohet shumë ekosistemi. Ndonëse infrastruktura është e rëndësishme, duhet kujdes i lartë për ruajtjen dhe zhvillimin e biodiversitetit.

/Bekimi Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar