Ekipi i “Bedër” nis përgatitjet për Konkursin Ndërkombëtar të Jessup

0

Ekipi i Kolegjit Universitar “Bedër” nis përgatitjet për Konkursin Ndërkombëtar të Jessup Konkursi Ndërkombëtar Philip C. Jessup International Laë Moot Court Competition, nën administrimin e ILSA-s, bashkon studentët e së Drejtës Ndërkombëtare nga i gjithë globi. Jessup është konkursi ndërkombëtar më i madh në botë për studentët e drejtësisë, me pjesëmarrës nga më shumë se 800 universitete në mbarë botën.

Studentët e Drejtësisë nga Kolegji Universitar Bedër do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë edicion, i cili do të zhvillohet online mes datave 15 Mars – 18 Prill. Grupi përbëhet nga Razije Hela, Elvis Lika, Inisa Sota, Erkan Hasanaj dhe Aisha Morina.

Ndërkohë trajnerët e tyre janë Daniel Klingenberg dhe Dr. Gentjan Skara. Sot ekipi i “Bedër”, përfaqësuar nga Razije Hela dhe Elvis Lika, zhvilloi një përballje miqësore me ekipin nga National Laë Institute University, Indi.

Gjatë përballjes studentët parashtruan argumentet e tyre dhe arritën që të marrin vlerësim pozitiv nga trupi gjykues.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here