Egjipti revoltohet kundër Morsit

Egjipti revoltohet kundër Morsit

Protestat masive të organizuar në Egjipt, për dorëheqjen e Presidentit të Egjiptit, Mohammed Morsi, dhe zgjedhje të parakohshme presidenciale, kanë arritur kulmin gjatë ditës së djeshme në Kajro dhe në të gjithë vendin. Mijëra qyetarë e kanë kaluar natën në sheshin “Tahrir” të Kajros, vendi në të cilën u arrit rrëzimi i ish-udhëheqësit Hosni Mubarak.

Protestat masive të organizuar në Egjipt, për dorëheqjen e Presidentit të Egjiptit, Mohammed Morsi, dhe zgjedhje të parakohshme presidenciale, kanë arritur kulmin gjatë ditës së djeshme në Kajro dhe në të gjithë vendin.

Mijëra qyetarë e kanë kaluar natën në sheshin “Tahrir” të Kajros, vendi në të cilën u arrit rrëzimi i ish-udhëheqësit Hosni Mubarak. Protestat erdhën në përvjetorin e parë të zgjedhjes së Morsit si Presidenti i parë islamik i vendit.

Në Kajro, protestuesit e opozitës thirrën të gjithë njëzëri: “Irhal! Irhal!” (“Ik! Ik!”).

Protesta nisi gjithashtu edhe në Aleksandri, një nga qytetet më i madhenj të Egjiptit, ku mijëra protestues u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit. Protesta vijuan edhe në shumë qytete të tjera si Port Said, etj.

Nga të dhenat paraprake dhe nga deklarat e organizatorëve të protestave thanë se qenë miliona numri i njerëzive që dolën në rrugë. “Populli kërkon rrëzimin e regjimit!”

Burimet policore bënë me dije  se tre zyra të Vëllazërisë Myslimane janë djegur nga demonstruesit në disa qytete të Deltës së Nilit.

Gjatë një deklarate për një gazetë britanike Morsi tha se:  “Ka ndër mend të luftojë përballë asaj që e quajti “sulm jodemokratik mbi ligjshmërinë e tij elektorale”. Ai u premtoi qyetarwvw egjiptian  se do  të rishikojë Kushtetutën e frymëzuar nga islamikët, duke shtuar se disa klauzola mbi autoritetin fetar nuk qenë zgjedhje të tij.

Nga ana tjetër rreth 10 mijë mbështetës të Presidentit u bashkuan sëbashku dhe u mblodhën në kryeqytet pranë një xhamie jo shumë larg pallatit presidencial, edhe pse Morsi nuk gjendej aty.

Gjatë një deklarate për një gazetë britanike Morsi tha se:  “Ka ndër mend të luftojë përballë asaj që e quajti “sulm jodemokratik mbi ligjshmërinë e tij elektorale”. Ai ofroi edhe të rishikojë Kushtetutën e frymëzuar nga islamikët, duke shtuar se disa klauzola mbi autoritetin fetar nuk qenë zgjedhje të tij.

Javën e kaluar ai parashtroi një ofertë për kompromis mes politikanëve, kërkese e cila u hodh poshtë menjëherë nga opozita. Të gjithë janë presin që Morsi të japë dorëheqjen pas revoltave masive të popullitm.

Por ka nga ata të cilët besojnë se do jetë ushtria ajo që do ta detyrojë Presidentin Mors të tërhiqet.

Morsi dhe Vëllazëria Myslimane medojnë ende se protestat thjes do të shuhen ngadalë dhe trazirat do të shuhen. Por sipas konstatimeve të deri tanishme një gjë  e tille nuk do të ndodh.

Viti i parë i Morsit

Qershor 2012– Fiton ngushtë zgjedhjet presidenciale. Urdhëron Parlamentin të mblidhet në sfidë ndaj një dekreti ushtarak për shpërbërjen e tij.

Gusht 2012– Shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Hussein Tantavi, dhe shefin e shtabit të ushtrisë, Staff Sami Annan. I anulon të drejtën ushtrisë për të pasur një rol në hartimin e Kushtetutës së re.

Nëntor 2012– I heq sistemit gjyqësor të drejtën për të sfiduar një vendim të tij, e tërheq vendimin pas protestave popullore.

Dhjetor 2012– Votimi popullor miraton projektkushtetutën, e cila fuqizon rolin e islamit dhe kufizon lirinë e fjalës dhe tubimit.

Mars 2013– Gjykata ndalon planet e tij për të afruar zgjedhjet parlamentare.

Qershor 2013– Emëron islamikët si guvernatorë në 13 nga 27 rajonet e Egjiptit dhe mes debateve emëron anëtarin e një ish-grupi të armatosur si guvernator të Luksorit.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar