Egjipt, 35 të vrarë gjatë arratisjes nga burgu

0

35 persona janë vrarë gjatë  përpjekjes për t’u arratisur nga burgu.

Ministria e Brendshme egjiptiane raporton se  gjatë arratisjes të burgosurit morën peng një oficer policie, për këtë arsye policia u detyrua të përdorte gazin lotsjellës.

Vëllazëria Myslimane pretendon se përkrahësit janë vrarë me gjakftohtësi, ndaj bëjnë thirrje për hetim ndërkombëtar.

“Përkrahësit u vranë gjatë transferimit për në burgun e Abu Zabalit, afër Kajros, në një kolonë rreth 600 të burgosurish”, raporton  Agjencia e Lajmeve Al-Jazeera.

 /Rabihana Halili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here