Egjipt, mbi 75 të vrarë brenda natës

Egjipt, mbi 75 të vrarë brenda natës

Vetëm brenda natës së premte në Egjipt mbi 75 persona janë plagosur dhe dhjetra të tjerë janë lënduar gjatë protestave në vend. Të gjitha spitalet  janë të mbushura plot e përplot me të plagosur dhe mediat ndërkombëtare mendojnë se numri i viktimave mund të jetë shumë i madh, pasi këto mund të jenë protestat më

Vetëm brenda natës së premte në Egjipt mbi 75 persona janë plagosur dhe dhjetra të tjerë janë lënduar gjatë protestave në vend. Të gjitha spitalet  janë të mbushura plot e përplot me të plagosur dhe mediat ndërkombëtare mendojnë se numri i viktimave mund të jetë shumë i madh, pasi këto mund të jenë protestat më të dhunshme që nga rrëzimi i presidentit Mohamed Mors.

Vëllazëria myslimane ka lajmëruar se do të vazhdojnë më protestat edhe pse mes tyre ka shumë të plagosur nga përplasja me forcat policore në vend.

Në vazhdim është thënë se policia ka shtënë me plumba gome dhe gaz lotsjellës kundrejt protestuesve.

Presidenti i rrëzuar Muhamed Morsi akuzohet për  për organizimin e një komploti me militantët e grupit palestinez Hamas dhe për sulmet në burgje, gjatë kryengritjes të vitit 2011, që rrëzoi nga pushteti Hosni Mubarakun.

Ai do të merret në pyetje për një periudhë prej 15 ditësh.
Që prej kësaj date vendi është përfshirë nga protesta pro dhe kundër tij. Bashkë me bilancin e protestave të së premtes, më të përgjakshmet në vend, numri i personave që kanë humbur jetën që prej 3 korrikut shkon në rreth 200.

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për qetësi, Shtetet e Bashkuara deklaruan se nuk mund ta quajnë grusht shteti vendimin e ushtrisë për të hequr Morsin.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar